Ferrari iu gëzua podiumit të parë në Botërorin 2025 të Formulës 1 me vendin e tretë nga Charles Leclerc, në garën e djeshme në Arabi. 27- vjeçari i “kokëkuqes” u shfaq shumë i kënaqur, por nga ana tjetër theksoi se janë të nevojshme azhurnimet për përmirësimin e makinës SF-25. “Në kualifikuese nuk arrijmë të marrim më të mirën e potencialit tonë, por jam shumë shumë i kënaqur për garën dhe për skuadrën. Bëmë një ‘pit stop’ perfekt dhe të gjithë djemtë kanë realizuar një punë të jashtëzakonshme. Na mungon forcë rëndese në kualifikuese, por jemi të fortë me gomat dhe në garë bëmë absolutisht maksimumin”, u shpreh fillimisht Leclerc, i cili më pas vijoi: “Tani duhet të punojmë fort që të arrijmë rezultate më të mira në kualifikuese, për t’u nisur më përpara. Të them të drejtën nuk e prisja podiumin dhe mendoja se duhej të mbrohesha nga makinat ‘Mercedes’. Tashmë shpresojmë në azhurnime të tjera të makinës dhe të shohim sesi do të shkojmë në garat e ardhshme”.
sfidanti.al