Klubet angleze të fiksuar me Rafinha

Kjo ka bërë që për brazilianin të ketë një interesim të jashtëzakonshëm, me klube të ndryshme angleze të cilat janë gati t’i ofrojnë atij një kontratë më të mirë në aspektin financiar, por edhe të paguajnë një shumë të majmë në arkat e Barçës që në këto momente po vuan financiarisht. Bëhet e ditur se Arsenali, Liverpuli dhe Çelsi kanë shfaqur interes konkret për lojtarin i cili ka një kontratë deri në vitin 2027 me klubin aktual. Sipas mediave ndërkombëtare, marrëveshja mund të mbyllet me 80 milionë paundë, një shifër mëse e pranueshme për Barcelonën.

sfidanti.al