Moderatorja e njohur sportive, Dileta Leota, ka zbuluar se ka vënë bast me bashkëshortin e saj, Loris Karius për ndeshjet e kësaj jave në Ligën e Kampioneve. Duke folur për “DAZN”, prezantuesja ka shpjeguar se tashmë ka një duel sportiv Itali-Gjermani mes tyre. “Duhet ta dini që kam venë bast në shtëpi, me Loris. Ai është tifoz i Bayernit me kohë”, zbuloi fillimisht Dileta Leota. “Ndaj uroj që të fitojë Interi, është një betejë paksa Itali-Gjermani mes nesh. Uroj të fitojë Interi, sepse më pret një darkë e mirë”, tha ajo duke qeshur.
sfidanti.al