Mbyllet sezoni i rregullt në NBA

Është mbyllur sezoni i rregullt në NBA për sezonin sportiv 2024-2025 dhe skuadrat përgatiten për fazën play-off. Gjashtë ekipet e para të secilës Konferencë kalojnë direkt në fazën play-off. Ndërsa skuadrat e renditura në vendet 7-10 do të luajnë në fazën play-in, një fazë shtesë që do të përcaktojë dy çerekfinalistët e fundit. Luhet me ndeshje të vetme, në fushën e renditur më mirë në sezonin e rregullt. Ndeshjet e para do të zhvillohen më 15 prill. Oklahoma, me 68 fitore e 14 humbje është skuadra më e mirë në NBA, ndërsa në Konferencën e Lindjes ekipi më rezultatin më të mirë është Cleveland (64 fitore e 18 humbje).

Konferenca e Lindjes-Çerekfinale

(1) Cleveland – Ekip nga play-in

(2) Boston – Ekip nga play-in

(3) New York – (6) Detroit

(4) Indiana – (5) Milwaukee

Konferenca e Lindjes-Play in

(7) Orlando – (8) Atlanta

(9) Chicago – (10) Miami

Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale

(1) Oklahoma – Ekip nga play-in

(2) Houston – Ekip nga play-in

(3) Lakers – (6) Minnesota

(4) Denver – (5) Clippers

Konferenca e Perëndimit-Play in

(7) Golden State – (8) Memphis

(9) Sacramento – (10) Dallas

 

 

sfidanti.al