Në një intervistë për Sport, Lamine Yamal shprehu besim të madh për ambiciet e Barcelonës në Champions League: “Ne jemi favoritët për të fituar. Pas eliminimit të Liverpool-it, tani është radha jonë. Ne nuk kemi frikë nga askush dhe skuadra ka një mentalitet fitues”.
Anësori i katalanasve nënvizoi vendosmërinë dhe aftësinë e grupit për të qëndruar të fokusuar në një moment vendimtar të sezonit. Barça po konkurron në tre fronte: në çerekfinalet e Champions, në krye të La Ligës me një ndeshje më pak dhe në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit kundër Atlético Madrid.
“Ne jemi një ekip ndryshe nga viti i kaluar, ku humbëm kundër PSG-së”, thotë Yamal, duke nënvizuar rritjen e grupit dhe frymën e unitetit në dhomat e zhveshjes: “Ne jemi një familje”.
sfidanti.al