Pique: Zero pikë për ata që barazojnë 0-0

“Nuk mund të jetë e pranueshme që të shkosh në stadium, të shpenzosh 100, 200 apo 300 euro dhe të shikosh një ndeshje që përfundon 0-0. Diçka duhet të ndryshojë. Një propozim për të vlerësuar do të ishte që nëse ndeshja përfundon 0-0, dy skuadrat duhet të marrin zero pikë. Jam i sigurt që ndeshjet do të hapeshin në minutën e 70-të”.

Është ideja e fundit e bërë e ditur nga Gerard Pique. Ish-futbollisti i Barcelonës dhe “shpikësi” i “King’s League” foli për këtë në podkastin e ri të Iker Casillas.

sfidanti.al