Trump: Transgjinorët nuk do të lejohen më në sportet e femrave

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar ditën e kaluar (5 shkurt) një urdhër ekzekutiv nëpërmjet të cilit ndalon transgjinorët, të marrin pjesë në sportet e femrave.

“Me këtë urdhër ekzekutiv, lufta ndaj sportit të grave ka përfunduar”, ka komentuar Tramp vendimin e tij. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka pohuar se ky urdhër vlen edhe për Lojrat Olimpike të 2028-es, të cilat do të mbahen në Los Anxhelos. Me këtë qëndrim duket se në Lojrat e ardhshme Olimpike nuk do të ketë më një çështje “Imane Khelif”.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, urdhri do të zbatohet në të gjitha nivelet e aktiviteteve duke nisur nga grumbullimet e qyteteve deri në organizimet e shkollave të mesme.

sfidanti.al