Stavri Nica nuk është më trajner i Kastriotit. Tekniku 70-vjeçar ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës krutane. Pavarësisht tentativave të drejtuesve për të ndryshuar mendje, Nica ishte i prerë në vendimin e tij për t’u larguar. Kujtojmë se Nica dha dorëheqjen edhe në muajin dhjetor, por ndryshoi vendimin, pas bisedave me klubin. Aktualisht në Kategorinë e Parë, Kastrioti renditet në vendin e gjashtë me 30 pikë, ndërsa sot barazoi 1-1 ndaj Valbonës.
sfidanti.al