Daku, trajneri i Rubin Kazan shuan dilemat

E ardhmja e Dakut do të jetë të Rubin Kazan. Kjo është ajo që ka thënë trajneri i skuadrës ruse Rahimov, në një intervistë të dhënë së fundmi. “Gjithmonë do të ketë thashetheme për largimin, kështu që nuk e shoh me kuptim që të deklarosh se do të qendrosh. Që kur ka qenë këtu, kemi folur rreth kësaj çështjeje. Ai ka pranuar të bisedojë dhe do të jetë me ne, të paktën deri në fund të sezonit”, ka thënë Rashid Rahimovi. Daku ka luajtur 17 ndeshje dhe ka realizuar 9 gola këtë sezon. Për të, ky është edicioni i dytë te Rubin.

sfidanti.al