Arabia Saudite “rrëmben” edhe Boniface

Negociatat mes Al Nassr dhe Bayer Leverkusen për Victor Boniface janë në faza shumë të avancuara. Sipas asaj që raporton Kicker.de, dy klubet kanë arritur një marrëveshje parimore për transferimin e sulmuesit nigerian të lindur në vitin 2000. Janë përcaktuar detajet, shuma e transferimit është rreth 70 milionë euro. Tashmë duhet të përpilohen detajet e kontartës, por tashmë është arritur një marrëveshje verbale mes klubeve, të cilat prej ditës së djeshme kanë negociuar intensivisht. Lajmi i fundit është se Boniface tashmë ka kryer dhe ka kaluar me sukses ekzaminimet mjekësore për t’u bërë një lojtar i ri i Al-Nassr, duke qenë se agjentët e lojtarit kanë dhënë miratimin për mbylljen e operacionit prej disa kohësh. Nëse gjithçka do të shkojë siç pritet, shitja e Boniface do të bëhet një nga më të shtrenjtat në historinë e Bayer Leverkusen. Ndërkohë gjermanët duhet të gjejnë një zëvendësues për 24-vjeçarin nigerian, përndryshe marrëveshja do të bjerë dhe Boniface nuk do të largohet në këtë sesion të merkatos. Kandidati më serioz është Evan Ferguson, një qendërsulmues 20-vjeçar nga Brighton.

sfidanti.al