Shakhtar Donjetsk qëndron në Gelsenkirshen

“Jemi të lumtur me Gelsenkirshenin”. Krye menaxheri i Shakhtar Donjetsk ka lënë të kuptohet se qyteti perëndimor gjerman po kthehet në një shtëpi e dytë për klubin ukrainas. Sipas Sergei Palkin kanë nisur që tani bisedimet me Shalke 04 për të diskutuar rreth kalendarit për sezonin që vjen pasi skuadra nga Donjetsku preferon të qëndrojë në Gjermani për të luajtura takimet e saj “në shtëpi”. “Jemi shumë pranë akordit, ndihemi mirë këtu dhe duam që të qëndrojmë”, nenvizoi Palkin. Klubi ukrainas nuk ka luajtur në vendlindje që prej 2014 kur Rusia aneksoi Krimenë. Në fillim Shakhtari luajti takimet e veta në Varshavë dhe më pas u spostua në Hamburg ndërsa tani thuhet se që do të qëndrojë në Gelsenkirshen.

sfidanti.al