Argjentinasi Luçiano Vera do të jetë blerja e radhës e klubit Tirana. Mbrojtësi i djathtë ka arritur marrëveshjen me skuadrën bardheblu. Ai do të jetë pjesë e Tiranës, ndoshta duke filluar që sot. Lojtari do të vijë si një përforcim në krahun e djathtë të mbrojtjes, atje ku Tirana ka më shumë nevojë. Ai do të lërë Hungarinë për të qenë pjesë e bardhebluve. Argjentinasi në 9 shkurt mbush 23 vjeç, ndërsa luan si mbrojtës i djathtë. Nuk është i gjatë, vetëm 1.67 metra, ndërsa deri në këto momente ka mbajtur të veshur fanellën e skuadrës ETO FC Gyor. Ka lindur në Vanda, Misiones të Argjentinës. Lojtari ka dalë nga River Plate, ku ka luajtur edhe me ekipin e dytë, më pas ka kaluar te Dunajska Streda, për t’u kthyer te Club Deportivo Maipu. Së fundmi, ai ka luajtur në Hungari, me ETO FC Gyor ku aktivizohen Eneo Bitri dhe Albion Marku. Lojtari këtë sezon ka qenë në fushë tetë takime, me 573 minuta në këmbë. Vlera e kartonit është 225 mijë euro. Veç si mbrojtës i djathtë ai mund të aktivizohet edhe si mesfushor i djathtë. Vera do të zëvendësojë në krahun e djathtë Aran Isuf, i cili u largua në dhjetor nga Tirana.
sfidanti.al