Klubi turk, pjesë e të cilit është edhe Ernest Muçi, pritet që të zyrtarizojë norvegjezin Ole Gunnar Solskjaer si trajnerin e ri. Ole Gunnar Solskjaer zbarkoi në Stamboll për të takuar drejtuesir e Besiktashit dhe për të rënë dakord për kontratën, si trajner i ri i skuadrës bardhezi. Solskjaer do të nënshkruajë një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026. Serdar Topraktepe, trajneri i përkohshëm që zëvendësoi Giovanni van Bronckhorst, i shkarkuar në fund të nëntorit pas humbjes në Europa League kundër Maccabi Tel Aviv – ishte jetëshkurtër.
sfidanti.al