Mediat britanike raportojnë se Liverpooli ka nisur negociatat me Joshua Kimmich, për transferimin e tij në verë në “Anfield”. Gjermanit i mbaron kontrata me Bayernin në fund të sezonit dhe deri tani nuk ka shenja mes palëve për rinovim. Arne Slot e sheh 29-vjeçarin si një përforcim ideal duke ditur që mund të luajë në mbrojtje, por dhe në mesfushë. Klubi i kuq po bëhet gati për largimin e Alexander-Arnold dhe Joshua Kimmich mund të ishte një zëvendësues perfekt i anglezit në krahun e djathtë, aq më tepër që do jetë transferim falas. Përveç Liverpoolit, Kimmich është edhe në radarin e Barcelonës, por dhe shumë klubeve të tjera të mëdha në Europë, duke ditur potencialin që ka ky lojtar, ndaj “të kuqtë” nuk do ta kenë aspak të lehtë për të bindur yllin gjerman.
sfidanti.al