Granada, Uzuni mund të largohet në janar

Myrto Uzuni po shkëlqen me fanellën e Granadës në kampionat dhe deri më tani ka shënuar 14 gola në LaLiga 2. Sulmuesi shqiptar ka përfunduar në shënjestrën e shumë klubeve të mëdha dhe mund të largohet nga Granada, që në merkaton e janarit. Sevilla është një nga skuadrat që ka shfaqur më shumë interes për Uzunin, që akoma nuk ka rinovuar kontratën e tij me Granadën.

sfidanti.al