Jose Mourinho “iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm të fshikëzës së tëmthit sot në vendin e tij, Portugali”. Këtë e ka bërë të ditur Fenerbahçe përmes një njoftimi, duke i uruar “trajnerit, i cili është në shëndet të shkëlqyer, shërim të shpejtë”. Orët e fundit, vetë Mou donte t’i qetësonte të gjithë. “Ndërhyrja ime ishte pak e ekzagjeruar, ishte një operacion i vogël – nënvizoi ai – do të kthehem në stërvitje sapo kur të kthehem nga pushimet, si gjithmonë. Nuk kam humbur asnjë seancë prej 25 vitesh dhe nuk kam ndërmend ta bëj tani”, ka thënë portugezi.
sfidanti.al