Cesena, Shpendi rikthehet në mes të janarit

Lojtari i Cesenës, Cristian Shpendi u dëmtua së fundmi, teksa diçka e tillë bëri që të mund të kthehet në fushë vetëm vitin tjetër. Klubi i Serie B, nëpërmjet një komunikate, ka treguar më shumë për situatën e sulmuesit shqiptar. “Cesena njofton se testet e mëtejshme specifike të kryera nga Cristian Shpendi kanë evidentuar praninë e një dëmtimi midis shkallës së parë dhe të dytë të muskulit të këmbës së majtë. Kushtet e sulmuesit, i cili nga nesër do të nisë procesin e rehabilitimit, do të marrin një vlerësimi të ri gjatë javës së ardhshme nga stafi mjekësor”- shkruan klubi. Sipas parashikimeve, Shpendi mund të rikthehet në gjysmën e dytë të janarit. Kujtojmë që ai deri tani në këtë edicion ka realizuar 10 gola.

sfidanti.al