Sezonet pozitive, por edhe mungesa e një lojtari të mirfilltë të krahut të djathtë, të fushës, bëri që “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund të transferonin në janarin e vitit 2022, norvegjezin, Julian Ryerson, i cili falë paraqitjeve të tij të spikatura ka rënë në sy të “gjigantëve” evropianë. “Pistoni” i krahut të djathtë të fushës monitorohet vazhdimisht nga klubet e Premier League, me “Bardhezinjtë” e Newcastle, që po kërkojnë prej kohësh një proli të denjë për krahun e djathtë dhe duket se norvgjezi ka profilin e duhur për klubin anglez, i cili tashmë ka filluar të synojë shumë. Sipas specialistëve të merkatos, kartoni i 27-vjeçarit kushton 20 milionë euro, teksa sezonin e shkuar ka arritur të bëhet protagonist duke ndihmuar gjermanët të arrinin deri në finalen e UEFA Champions League.
sfidanti.al