Michael Owen i është rikthyer së shkuarës ku në një intervistë për “The Athletic” dhe “The Guardian” ka rrëfyer hapat e hedhur në karrierë si lojtar i Realit të Madridit. “Reali i Madridit është Grali i Shenjtë për lojtarët, por kur mbërrin në ekip presioni është aq i madh sa mezi mbushesh me frymë. Në momentin kur vendosa që të transferohesha në Madrid unë humba kontrollin e karrierës sime. Ishte fundi i perceptimit që kishin të tjerët për mua si lojtar”, tregon Owen, i cili i kushtoi Realit 12 milionë euro. “Djaloshi i artë” i Liverpulit rrëfen se në të vërtetë nuk ka dashur kurrë që të largohet nga “Anfield Road”, por bëri diçka të tillë të mos kishte brejtje në ndërgjegje më pas për faktin se nuk kishte provuar që të luante për Realin e Madridit. “Pas ofertës së Realit mu desh një javë për të vendosur. Nuk isha i qetë, bisedova me Rafa Benitez dhe Rik Perrin dhe u thash se doja që të largohesha për vetëm dy vite dhe më pas do të kthehesha. E mendoja se në ato momente më duhej qetësi”, tregon Ouen.
Owen: Transferimi në Madrid fundi i karrierës
sfidanti.al