Milan, Jovic një muaj larg fushave

Luka Jović i është nënshtruar një operacioni për të zgjidhur problemet e tij fizike. Sulmuesi serb ka vuajtur vazhdimisht nga pubalgjia dhe ka vendosur të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale për t’u shëruar përfundimisht. Më poshtë është deklarata zyrtare e Milanit me detajet mbi kohëzgjatjen e rikuperimit:

“Këtë mëngjes, në Beograd, Luka Jović, i shoqëruar nga një anëtar i stafit mjekësor të Milanit, iu nënshtrua një operacioni për forcimin e kanalit inguinal të majtë. Ndërhyrja, e kryer nga doktori Zarko Vuckovic për të zgjidhur problemin e pubalgjisë, rezultoi plotësisht e suksesshme. Jović do të qëndrojë në Beograd për tetë ditë pushim për rikuperim, përpara se të kthehet në Milanello ku do të fillojë programin e rehabilitimit për t’u rikthyer në aktivitetin sportiv. Koha e vlerësuar e rikuperimit është katër javë.”

 

sfidanti.al