Totti akuzohet nga Blasi për “braktisjen” e vajzës

Nuk ka paqe mes Ilary Blasit dhe Francesco Tottit. Ish-bashkëshortja e numrit 10 e ka akuzuar atë se ka lënë të vetme në shtëpi vajzën 8-vjeçare dhe akuzat tashmë janë bërë publike. Sipas gazetës “Il Messaggero”, denoncimi është futur në dosjen voluminoze të divorcit. Gjykatësja Simona Rossi ka vendosur që të dy ta ndajnë kohën mes fëmijëve. Në një rast, mendohet se Totti e ka lënë vajzën e vogël vetëm në shtëpi edhe pse ish-kapiteni i Romës ka hedhur poshtë akuzat duke deklaruar se bashkë me të ishte edhe babysister. Në lidhje me këtë akuzë, prokuroria ka nisur hetimet dhe në këtë rast ai që mund ta pësojë është ish-futbollisti të cilit mund t’i hiqet e drejta për të takuar 3 herë në javë vajzën.

sfidanti.al