Interi ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me mbrojtësin e ri gjerman, Yann Aurel Bisseck. Pas rinovuan më herët me ‘yje’ si Hakan Calhanoglu, Alessandro Bastoni, Nicolo Barella dhe Lautaro Martinez, Interi ka blinduar edhe një lojtar të së ardhmes. 23-vjeçari Bisseck ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare. Mbrojtësi 23-vjeçar ka firmosur një marrëveshje që zgjat deri më 30 qershor 2029”, thuhet në njoftimin e zikaltërve.
“Çfarë do të thotë ky rinovim? Që klubi dhe trajneri më besojnë, të gjithë janë të kënaqur me rritjen time. Mendoj se kam bërë më mirë nga sa prisnin në fillim, sepse nuk mendoj se më njihnin kur mbërrita. Punova mirë dhe mësova taktikat e futbollit dhe gjuhën italianë. Ka qenë një përvojë e suksesshme”.
sfidanti.al