Rrëfimi i Shpendit: Futbolli nuk ishte prioriteti im

Cristian Shpendi, sulmuesi shqiptar i Cesenës ka folur për faqen zyrtare të klubit, duke bërë kështu një rrëfim tejet interesant sa i takon fëmijërisë së tij. Ai shprehet ndër të tjera, se futbolli nuk i ka pëlqyer aq shumë. “Kemi luajtur gjithmonë futboll, edhe pse mes meje dhe Stivenit, ai që ishte i dashuruar me këtë sport ishe vetëm ai. Shkonim në fushë për të luajtur me babain, por unë shpesh nuk doja të dilja nga makina. Përkundrazi, shpeshherë qaja pasi nuk dëshiroja të luaja, më pëlqente të luaja futboll, por nuk ishte objektivi im. Unë kur isha i vogël më pëlqente të bëhesha astronaut, më pëlqente të shihja hënën, yjet”, – tha ai. Shpendi ka realizuar 8 gola në Serie B në këtë kampionat.

sfidanti.al