Cili është asistim i ditës? Kjo është pyetja që i bëhet fansave nga UEFA në rrjetet sociale për pasimin më të bukur për gol në ndeshjet e raundit të katër të Championsit. Me tri alternativa është asisti i dhënë nga Edon Zhegvova për shokun e skuadrës, David, në barazimin 1-1 me Juventusin. Zhegrova e mori topin thuajse në zonën e portës së Lille dhe, pasi avancoi me topin në këmbë deri pranë vijës së mesfushës, dje një pasim perfekt për David, që përballë portierit, paksa prirët, nuk gaboi. Me siguri, asisti i Zhegrovës do të marrë më shumë komente e pëlqime nga fansat.
sfidanti.al