Federico Chiesa nuk po arrin të tregojë vlerat e tij në Angli. Ish-lojtari i Fiorentinës dhe Juventusit nuk ka gjetur hapësira te Liverpool, një situatë që mund ta shtyjë atë të largohet nga që në muajin janar. Milani dhe Como janë në ndjekje të futbollistit italiane, teksa kanë kërkuar huazimin e tij në janar. Një situatë e tillë i përshtatet edhe vetë lojtarit, i cili dëshiron që të luajë dhe të rikthehet dhe në Kombëtar. Chiesa u largua nga Juventusi gjatë verës për 12 milionë euro, pasi nuk ishte në planet e trajnerit Thiago Motta, por zgjedhja e Liverpoolit nuk ka rezultuar e duhura.
sfidanti.al