Kupa Libertadores në Amerikën latine mund të mos ketë kualitetin e Champions në Europë, por dhuron spektakël të jashtëzakonshëm. Kjo mbi të gjitha falë tifozerive dhe atmosferës së jashtëzakonshme që krijohen në stadiume. Ky ishte edhe rasti i ndeshjes së luajtur në impiantin “Monumental” të Buenos Aires në Argjentinë. Tifozët e River Plate praktikisht i vunë flakën stadiumit përpara ndeshjes me brazilianët e Atletico Mineiro. Përpara startit të gjysmëfinales, nga tribunat janë hedhur fishekzjarrë pa fund, duke krijuar idenë sikur stadiumi po digjej. Fatkeqësisht atmosfera nuk i mjaftoi River Plate, që u ndal në barazim 0-0 dhe u eliminua pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë.
sfidanti.al