Mesfushori bind Milan, rinovim me dyfishim të pagës

Milan është i kënaqur me paraqitjet e Reijnders. Mesfushori kuqezi ka kontratë me klubin deri në 2028, por bashkëpunimi mes palëve, mund të shkojë përtej këtij viti. Sipas asaj që shkruajnë mediat, drejtuesit e milanezëve duan rinovimin e kontratës, natyrisht duke i përmirësuar pagën holandezit. Reijnders  përfiton një pagë prej 1.6 milionë euro dhe ideja e klubit ka të bëjë me dyfishimin e rrogës. Ai ka luajtur 8 ndeshje këtë sezon në kampionat.

sfidanti.al