Terzic drejt rikthimit si trajner

Ish-trajneri i Borussia Dortmund, Edin Terzic, është shfaqur si një kandidat surprizë për të zëvendësuar trajnerin e Manchester United, Erik ten Hag. Terzic e çoi Dortmundin në finalen e Champions League sezonin e kaluar, përpara se të largohej nga verdhezinjtë. Tani, sipas The Sun, gjermani është në listën e drejtuesve të United për të marrë vendin e Ten Hag. Tekniku holandez është nën presion të madh për të mbajtur punën e tij në Old Trafford. United është i 14-ti në Premier League dhe duket se po bën hapa mbrapa, pavarësisht shpenzimit të rreth 200 milionë sterlinave në merkato këtë verë.

Ish-trajnerët e Chelsea-t, Thomas Tuchel dhe Graham Potter gjithashtu raportohet se po konsiderohen nga Djajtë e Kuq si kandidatë të mundshëm. Terzic ka pasur dy periudha si trajner i Dortmund-it, e para prej të cilave ishte mes dhjetorit 2020 deri në qershor 2021 si trajner i përkohshëm dhe e dyta ishte nga maji 2022 deri në qershor 2024. Në eksperiencën e tij të parë, ai i udhëhoqi verdhezinjtë drejt suksesit në Kupën e Gjermanisë, por në eksperiencën e tij të dytë ai pati një përqindje më të lartë fitoresh (66.94 kundër 62.5)

sfidanti.al