Djokoviç “duartroket” Sinner-in: Bravo Jannick, sot ishe më i forti,

Novak Djokoviç “gjunjëzohet” para Jannik Sinner në finalen e Masters 1000 në Shangai, me serbin që e shtyn sërish takimin me titullin e 100-të të ATP-së. Një sfidë që sipas kampionit olimpik e pa italianin të dilte fitues me meritë: “Urime Jannikut, ai ishte shumë I fortë për mua sot. Ai e meritonte këtë titull. Shumë i fortë, shumë i shpejtë”. Ai shtoi: “Ju po kaloni një sezon fantastik, ju e meritoni atë. Bravo edhe për ekipin e Jannik, unë njoh disa nga ata djem në ekip. “Falënderoj të gjithë për mbështetjen e dhënë, çdo ditë fansat na prisnin para hotelit dhe pritja ishte e ngrohtë. Kam pasur shumë suksese në territorin kinez në karrierën time, jam i lumtur që kam ardhur këtu. këtë vit”, tha serbi.

sfidanti.al