Neymar nuk luan, por blen ishullin 2500 metra katrorë

Neymar Junior vazhdon të jetë protagonist në botën e futbollit, ndonëse ka mbetur jashtë fushave të blerta prej një viti për shkak të një dëmtimi të rëndë. Për yllin brazilian po flitet edhe jashtë futbollit, për jetën e tij private. Së fundmi, përfaqësuesi brazilian ka investuar në një ishull. Më saktësisht, 32-vjeçari ka blerë ishullin “Ilha do Japao”, i vendosur në Angra dos Reis në shtetin e Rio de Janeiros. Pasi e kishte “provuar” për 50 mijë dollarë një natë qëndrimi, ish-futbollisti i Santosit, Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit kaloi aq mirë sa që vendosi t’i blinte krejt 2500 metrat katrorë të ishullit të vogël. Neymar shpenzoi 9 milionë dollarë për këtë investim. Braziliani ndërkohë e ka një shtëpi luksoze në Brazil, më saktësisht në Alphaville, një lagje luksoze në San Paolo. Prona e tij shtrihet mbi 1500 metra katrorë dhe e përmban një pishinë të ngrohtë, një fushë dhe një garazh për 20 automjete, në gjendje për t’i mbajtur super makinat e yllit brazilian.

sfidanti.al