Bashkëpunim mes ultrasve të Milanit dhe Interit për të përfituar nga biletat

Policia italiane ka nisur një operacion të gjerë kundër “klaneve” të ultrasve të Interit dhe Milanit, duke arrestuar 19 persona. Mes tyre është një nga drejtuesit e tifozëve të Interit, Marco Ferdico , shumë i afërt me Antonio Bellocco, anëtarin e Ndrangheta-s i vrarë më 4 shtator nga një tjetër ultras zikaltër. Luca Lucci , drejtuesi i ultrasve të AC Milan, tashmë i dënuar për drogë dhe i njohur për fotografimin e tij në vitin 2018 me Matteo Salvinin në festën e 50-vjetorit të Curva Sud, u hetua dhe u vendos nën masa paraprake,  gjithashtu me Christian Rosiello, truproje të këngëtarit Fedez. Shkurtimisht, hetimi nga Prokuroria e Milanos ka përvijuar një “aleancë” mes ultrasve të Interit dhe Milanit në trafikun e paligjshëm edhe me infiltrimin e ‘Ndrangheta’. Nga 19 masat e sigurimit, 16 janë në burg dhe tre në arrest shtëpie.

Sipas prokurorisë, klubet e Interit dhe Milanit ishin viktima të kësaj situate, por i nënshtroheshin thuajse plotësisht kërkesave të ultrasve të tyre të cilët kishin shpesh lidhej direkte me drejtuesit, apo edhe me trajnerët, si në rastin e Simone Iznagit. Para finales së Ligës së Kampioneve, kur klubi u siguroi ultrasve vetëm 800 bileta nga 1500 që ata kishin kërkuar, kapoultrasit telefonuan Inzagin. Në një përgjim telefonik, Marco Ferdico i telefonoi atij duke i kërkuar të ndërhynte te drejtuesit, duke marrë premtimin nga ky i fundit se do të fliste me Marottan apo Zanettin për të parashtruar kërkesën e ultrasve.

sfidanti.al