Kategoria Superiore, java e 8 luhet në tre ditë

Kategoria Superiore do të rikthehet ditën e premte, me Dinamo-Laçi që do të ngrejë siparin e javës së tetë. Kjo sfidë do të startojë në orën 19:00, ndërkohë që fundjava do të pasojë me 4 duelet e tjera.  Interesant është fakti se të gjitha duelet në këtë javë do të luhen në orën 19:00.  Ditën e shtunë luhen dy duelet Partizani-Bylis dhe Skënderbeu-Egnatia. Java do të mbyllet ditën e diel me përballjet, Teuta-Tirana dhe Vllaznia-Elbasani.

 

sfidanti.al