Nga sporti në kinematografi

Nga sporti në kinematografi. Këtë do të bëjë qitësja koreano-jugore, Kim Jei, e cila fitoi medaljen e argjendtë në olimpiadën Paris 2024. Por që u bë e famshme për paraqitjen e sajt të akullt gjatë ekzekutimit të ushtrimit të saj me pistoletë. Për këto cilësi ajo është përzgjedhur të luajë në një serial të shkurtër, në rolin e një vrasësje. Qitësja koreano-jugore Kim Ye-ji, u bë e famshme jo vetëm për medaljen e argjendtë por edhe për mënyrën se si gjuante me pistoletë gjatë garave të Olimpiadës “Paris 2024”. Ajo u quajt si sportistja olimpike me paraqitjen më të ftohtë në këtë olimpiadë. Pamja e saj epike me syzet e personalizuara që e ndihmonin në saktësinë e gjuajteve, të cilat dukeshin si diçka që vjen nga një film fantastiko-shkencor. Sjellja elegante dhe gjuha e trupit përbëjnë një pamje unike të saj duke e kthyer në një sensacion mbarëbotëror në internet. Ndërsa mbante të lidhur në bel, një elefantë lodër prej pellushi, i cili i përket vajzës së saj të vogël. Për të ai elefant ishte fatsjellës. E pas famës që mori në olimpiadë Kim Jei ra në sy të regjizorëve të filmave. Ajo shfaqet në një klip të serialit të shkurtër “Crush”, në të cilin do të luajë rolin e një vrasëseje. Kim do të luajë së bashku me aktoren dhe influencuesen indiane Anushka Sen. Të gjithë janë të emocionuar për të dëshmuar “energjinë e mundshme që do të lindë nga transformimi i ri i Kim Yeji dhe Anushka Sen në një dyshe vrasëse”.

sfidanti.al