Alexander-Arnold: Dua të jem kapiten i Liverpool-it

“Gjithmonë kam thënë se dua të jem kapiten i Liverpool-it. Ky është një objektiv i imi, nëse kjo ndodh apo jo është jashtë kontrollit tim”.

Trent Alexander-Arnold nuk i largon plotësisht dyshimet për të ardhmen e tij në intervistën e dhënë pas suksesit 3-0 ndaj Bournemouth, kur gazetarët e pranishëm i kërkuan sqarim se çfarë mund të ndodhë nesër, duke qenë se kontrata e tij skadon në vitin 2025: “Dua të jem lojtar i Reds të paktën këtë sezon, këtë do të them”.

Alexander-Arnold nuk i qetëson plotësisht tifozët: “Çfarë ka rëndësi në zgjedhjen time? Gjëja më e rëndësishme janë gjithmonë trofetë. Unë dua të fitoj trofe. Jam një lojtar që jam shumë i motivuar duke fituar dhe duke qenë elitar. Kjo është ndoshta faktori më i madh në çdo gjë”.

“Nëse keni një personalitet elitar, i cili dëshiron të fitojë dhe do të bëjë gjithçka për të fituar, atëherë kjo është ajo që ju shtyn. Shikoni, unë jam në këtë klub prej 20 vitesh. Kam nënshkruar katër-pesë vazhdime kontratash dhe asnjëra prej tyre nuk u bë publike. As kjo nuk do të jetë”.

sfidanti.al