Maresca: Jemi më përpara sesa mendonim

Chelsea do të përfshihet në Kupën e Ligës të martën kundër Barroë në raundin e tretë dhe Enzo Maresca foli në konferencën për shtyp, duke u ndalur te lojtarët e dëmtuar: “Malo Gusto është në dispozicion, Romeo Lavia jo. Do të ishte një mundësi për t’u dhënë minuta atyre që kanë luajtur më pak, është e njëjta gjë që mund të bëjmë edhe në Konferencë. Shpresoj të jetë një mundësi e mirë për ta në një ndeshje zyrtare. Ne do të përpiqemi të përgatitemi sa më mirë që të mundemi, siç bëjmë gjithmonë, për të fituar”. Një vlerësim për punën e deritanishme – “Ne jemi më përpara sesa prisnim. Jo në aspektin e rezultateve, por në mënyrën se si ekipi po përparon dhe luan. Ne duhet të mësojmë shumë, shumë gjëra dhe duhet të përmirësojmë shumë gjëra. E rëndësishme është që ne jemi duke shkuar në drejtimin e duhur”.

sfidanti.al