Como, Fabregas rrezikon ta nxjerrin në rrugë

Gjithçka është gati në stadiumin “Sinigaglia” për debutimin në shtëpi të Komos në Serie A pas rikonstruksionit së impiantit buzë liqenit. Entuziazmi është i lartë për ndeshjen kundër Bolonjës, por ai që ende nuk i ka zgjidhur problemet me shtëpinë e tij është trajneri i Komos, Cesc Fabregas. Ish-kampioni i botës është në qendër të një stuhie në Zvicër për shkak se nuk ka paguar disa muaj qiranë e shtëpisë së tij në Bissone, një komunë zvicerane me 945 banorë në kantonin Ticino në rrethin e Luganos. Përafërsisht një borxh prej 34 mijë frangash, i cili mjaftoi për të detyruar pronarin e shtëpisë të paraqiste një kërkesë për dëbim në Gjykatën e Rrethit Lugano. Sipas “tio.ch”, ai ka tentuar disa herë të kontaktojë Fabregas dhe avokatin e tij, por nuk ka mundur, duke kërkuar të paktën 20 mijë franga. Ankesa daton në fillim të shtatorit dhe në ditët në vijim skadon afati që tekniku i Comos të paraqesë ndonjë vërejtje në lidhje me procedurën e dëbimit, pas së cilës policia kantonale duhet të ndërhyjë për të filluar punën.

sfidanti.al