De Bruyne kërcënon me largim nga Belgjika

Kombëtarja e Belgjikës është si një fuçi baruti. Humbja kundër Francës tërboi Kevin De Bruyne. Në fund të takimit, kapiteni iu drejtua drejtorit sportiv Frank Vercauteren, duke kërcënuar se do të tërhiqej nga kombëtarja, më pas në konferencën për shtyp sulmoi ashpër bashkëlojtarët. “Një paraqitje e papranueshme. Ne ishim gjashtë pas, nuk kishte asnjë lidhje mes reparteve. As në pjesën e dytë. Nuk ka të bëjë me tranzicione. Ka të bëjë me mënyrën e lojës dhe njerëzit, të cilët nuk e bëjnë punën e tyre”. “Duhet të përmirësohemi në çdo aspekt, nuk jemi mjaftueshëm të mirë për të arritur një nivel më të lartë për momentin. Por pikërisht për këtë arsye duhet të japim gjithçka, nëse nuk e bëjmë ka mbaruar. Dikush nuk i kryen detyrat e tij, mund të pranoj që nuk jemi në nivelet e 2018-ës, por gjëra të tjera janë të papranueshme, por nuk do t’i them”.

sfidanti.al