Kim Kardashian dhe Perez, historia e një “selfie” milionere

Në mesin e më shumë se 80,000 të pranishmëve në ndeshjen që Reali i Madridit luajti kundër Vajadolidit (3- 0) ishin ministri Oskar Puente, ish-kryebashkiaku i Vajadolidit dhe artistja Kim Kardashian, e cila ka qenë e pranishme së bashku me fëmijët e saj. Pas ndeshjes, ajo zbriti në terrenin e lojës, ku bëri foto me lojtarët dhe gjithashtu me presidentin, Florentino Perez. Vetë klubi i Madridit ndau një imazh të Kim Kardashian me presidnetin Perez. “Kim Kardashian, në Bernabéu”, ka publikuar Reali në llogarinë e vet në “Instagram”, duke ndarë imazhin e numrit një të klubit me më shumë se 166 milionë ndjekësit e tyre në këtë rrjet social. Biznesmenja dhe modelja Kim Kardashian, një nga personat më të ndjekur në botë në rrjetet sociale me më shumë se 361 milionë ndjekës vetëm në “Instagram”, ka publikuar edhe disa imazhe në “stories” e saj fotot me presidentin e Realit të Madridit. Një foto milionere, që duket se i shkon përshtat të dyja palëve, me përfitim të përbashkët, duke parë se vetëm në “Instagram” së bashku kanë mbi gjysmë miliard ndjekës.

sfidanti.al