Fanella e legjendës Babe Ruth u shit për 24 milionë dollarë

Një fanellë e legjendës amerikane të bejsbollit Babe Ruth ka thyer rekordin për artikullin sportiv më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në ankand. Kjo fanellë e New York Yankees u ble për 24.1 milionë dollarë, përfshirë tarifat dhe komisionet, në një shitje të organizuar nga shtëpia e ankandit Heritage. Fanella që bëri rekordin u vesh nga Babe Ruth (1895-1948) në një lojë historike kundër Chicago Cubs, në finalen e 1932. Yankees fituan ndeshjen dhe finalen në katër sete (4-0). Vite pas pensionimit të tij sportiv, Babe Ruth ia dhuroi fanellën një shoku me të cilin luanin golf. Ajo tashmë ishte rishitur tri herë, së fundmi në 2005 për vetëm 940,000 dollarë. Shitja online zgjati disa javë. Që nga fundi i korrikut uniforma e Ruth, kishte dalë në ankand. Rekordi i mbajtur nga një tjetër legjendë e bejsbollit dhe lojtari i Yankees, Mickey Mantle, u tejkalua: fanella e tij u shit për 12.6 milionë dollarë në gusht 2022. Sa i përket një uniforme të tërë, të veshur në një ose më shumë ndeshje, rekordi u arrit në shtator 2022, e veshur nga Michael Jordan në ndeshjen e parë të finales së NBA-së 1998: 10.1 milionë dollarë.

 

sfidanti.al