Superiore e re me halle të vjetra….

Kategoria Superiore ka rinisur nga java e 36 e sezonit të kaluar dhe kush mendoj që ky është një sezon i ri, me shumë pak kujdes mund të bëjë krahasimin dhe të kuptojë se në praktikë nuk ka ndryshuar asgjë. Në Serie A kanë vendosur një rregull të ri për topat jashtë fushës që duhet të rikuperohen nga lojtarët e në Angli kanë aplikuar një metodë të re për interpretimin e sistemit VAR, ndërsa në shumë vende të tjera të kontinentit, sezonet kanë startuar diku me më shumë e diku me më pak risi.

Po në Shqipëri? Formula e njëjtë, sponsori zyrtar i njëjtë, shija e njëjtë dhe i njëjti ritëm dhe ngathtësi në përzgjedhjen e lojtarëve nga ana e skuadrave me mijëra probleme financiare mbi supe. Boshatisja e stadiumeve më e  thellë.. Sot në Supëriore kemi tre klube me merkato të bllokuar, një tjetër ende pa vizë për Europë dhe disa të tjerë me probleme financiare. A është ky një sezon i ri? Kalendari thotë që “po”, por me siguri edhe kjo Superiore do të luhet sa për ta kaluar radhën.

Nga Pirro Bardhyli