Me merkaton e verës që ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë, të gjitha klubet anë e mbanë botës po kërkojnë intensivisht përforcimeve të reja. Në listë janë edhe klubet e Arabisë Saudite, të cilat tashmë kanë vënë në fokusin e tyre brazilianin e Tottenham, Richarlison dhe me ardhjen në klub të dy talenteve të reja të sulmit, Achie Gray e Lucas Bergyall, zëvendësimi i tij nuk do ishte problem. Klubi nuk është aspak kundër shitjes së 27-vjeçarin, mirëpo kërkon plot 60 milionë paundë për kartonin e tij, aq sa pagoi në arkat e Everton, në verën e vitit 2022 dhe shitja e tij do t’u mundësonte “londinezëve” të vazhdonin me planet e tyre verore për të forcuar skuadrën me afrime të tjera.
sfidanti.al