Administratori i Milanit, Furlani: Gati për goditje të tjera

Para Milan-Torino, Xhorxho Furlani ka bërë bilancin e verës kuqezi të ndarë mes miqësoreve në Shtetet e Bashkuara dhe merkatos, që premton ende goditje. Në një intervistë për “SKY”, administratori i “Djallit” ka bërë deklaratat e mëposhtme.

Si e vlerësoni merkaton e Milanit?

E dinim se çfarë lloj pune duhej të bënim. Gjithçka ka qenë kirurgjikale dhe e synuar. Jemi pothuajse në fund të merkatos, edhe pse nuk ka mbaruar akoma.

Bëmë atë që duhej pa i reklamuar të gjitha në fillim. Mendoj se tifozët po e vlerësojnë punën e bërë, tani gjithçka do të varet nga lojtarët”.

A do të ketë blerje të reja?

Sa më shumë kalon koha, aq më shumë bashkëpunojmë unë, Ibra, Xhefri dhe Kardinale. Jemi një ekip në harmoni të madhe dhe për sa kohë nuk ka mbaruar merkatoja mund të ndodhë gjithçka, por nuk kemi ndonjë emergjencë.

Adli, Pobega Dhe Kalulu nuk u grumbulluan. Si parashikohet situata e tyre?

anë lojtarë shumë të mirë e djem fantastikë. Kanë oferta prandaj do të shohim se si përfundon. Nëse ata qëndrojnë, do të jemi të lumtur.

Çfarë do të ndodhë me Benaserin?

Është një lojtar shumë i fortë dhe pjesë e projektit tonë. Kush e di se çfarë do të sjellë merkato në ditët e ardhshme, nuk është stili ynë që t’i largojmë lojtarët.

Cilët janë objektivat për sezonin?

Çdo vit e përgatisim skuadrën me ambicien për të fituar, por jo gjithmonë ia del. Besoj se skuadra është forcuar me shtesat e duhura. Tani është në dorën e djemve.

 

sfidanti.al