Teuta-Bylis, sfida mes shumë të panjohurave

Kampionati shqiptar do të ngrejë siparin e edicionit të 86-të më 18 gusht. Teuta-Bylis është përballja që do të luhet në orën 20:00 në stadiumin “Niko Dovana”, një sfidë mes shumë të panjohurave, pavarësisht se durrsakët vijnë si favoritë, ndaj një skuadre që këtë sezon është bërë pjesë e elitës. 29 përballje direkte mes tyre, me skuadrën e Teutës që numëron 16 fitore, kundrejt 5 të ekipit ballshiot, ndërsa 8 përballje kanë përfunduar në barazim. Ekipi durrsak krenohet edhe me golat e shënuar 40 ndaj Bylisit, kundrejt 17 që ka ekipi ballshiot.

Te Bylis, nga skuadra e sezonit të shkuar kanë mbetur vetëm 8 titullarë, por vetëm gjysma e tyre pritet që të ketë një vend në formacionin bazë, nga sa është konstatuar edhe në duelet miqësore. Ndërsa klubi kërkon ta nisë denjësisht, Egbo dhe stafi i tij duket se janë ende në dilemë për titullarët që do të hedhin në fushë në Durrës, sepse edhe konkurrenca brenda skuadrës është rritur ndjeshëm. Ndërkohë Teuta ka afruar Anxhelo Tafas, ish-kapiteni i Kukësit është një siguri në portë, pa harruar edhe Sandër Kalaj që vjen nga ekipi i Ballkanit.

 

sfidanti.al