PSG nënshkruan zyrtarisht me Desire Doue

Paris Saint-Germain ka njoftuar zyrtarisht se ka nënshkruar me talentin Desire Doue nga Stade Rennais. Kampioni në fuqi i Ligue 1 ka vazhduar me përforcime gjatë verës. Pas Matvey Safonov, Joao Neves dhe William Pocho, PSG ka nënshkruar edhe me një talent të madh brenda kampionatit francez. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin, Desire Doue, i cili ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028.

“Lojtari i Francës U21, Desire Doue i është bashkuar Paris Saint-Germain nga Stade Rennais në një transferim të përhershëm. Mesfushori 19-vjeçar ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me klubin”, thuhet në njoftimin e parizienëve. Transferimi i Doue thuhet se i ka kushtuar Paris Saint-Germainit mbi 50 milionë euro.

sfidanti.al