Paris 2024, hajdutët i grabisin 53 mijë euro trajnerit

Vjedhje në Lojërat Olimpike Paris 2024. Ekipi indonezian i badmintonit u grabit ndërsa ishte në kryeqytetin francez për Lojërat Olimpike. Ngjarja ka ndodhur më 5 gusht rreth orës 17.30. Një çantë e trajnerit të Kombëtares, Armand Darmadji, me 53 mijë euro është vjedhur në një makinë në Paris. Vjedhja është kryer me trukun e “shfryrjes së gomës”: hajduti i ka shfryrë një gomë mjetit, duke i shtyrë dy personat që të dalin për të kontrolluar.

sfidanti.al