Pak ditë para finales së Superkupës së Europës kundër Real Madridit, Gian Piero Gasperini lëshon “bombën” gjatë një interviste për Eco di Bergamo dhe zbulon të ardhmen e mesfushorit holandez Koopmeiners: “Ai tashmë ka një marrëveshje me Juventusin, ndihet i stresuar. Me këtë qëndrim, nuk mund të jetë i dobishëm as për ekipin, as për shokët e tij të skuadrës. Ka vendosur të mos luajë apo të stërvitet më me ne.”
Fjalë të prerë të trajnerit të Atalantës, i cili njofton se nuk do ta ketë në dispozicion lojtarin kyç të mesfushës për ndeshjen e 14 gushtit, në Varshavë: “Ne kemi shumë probleme, – shpjegoi Gasp, duke kujtuar edhe dëmtimet e Scamaccas dhe Scalvinit – ekipi është shumë më pak konkurrues se në fund të sezonit të kaluar. Mungojnë ende tre përforcime për të cilat klubi po punon”. Me pak fjalë, pasi Giuntoli e ndoqi për muaj të tërë, Koopmeiners nisi përplasjen me Atalantën, duke pretenduar zyrtarisht të vazhdojë karrierën e tij në Torino. Tani të gjitha palët duhet të gjejnë kompromisin, për të mos nisur një luftë të hapur, nga e cila askush nuk do të dalë i fituar.
sfidanti.al