Saviola nuk “driblon” dot policinë

Javier Saviola ende mbahet mend për mënyrën dinake të lëvizjeve në zonë dhe efektshmërinë para portës, sidomos në Spanjë. Edhe pse tani gjërat nuk po shkojnë më aq mirë për argjentinasin, pas tërheqjes nga futbolli. I lindur në vitin 1981 dhe pasi ka shënuar mbi 200 gola për kombëtaren dhe ekipet e klubeve, veçanërisht në Spanjë ku ka veshur fanellat e Real Madrid dhe Barcelonës, Javier Saviola u arrestua fundjavën e kaluar në Andorra, ku jeton tashmë prej disa vitesh pas tërheqjes nga futbolli. Ish-ylli i futbollit argjentinas, i cili gjithashtu ka provuar edhe kampionatin italian, me një qëndrim të shkurtër te Hellas Verona, e kaloi natën në një komisariat, siç zbulohet nga mediat lokale, përpara se të lihej i lirë.

Sipas mediave spanjolle, Saviola u ndalua nga policia teksa po ngiste makinën e tij duke u kthyer nga një festë. Pas kontrolleve të zakonshme ai iu nënshtrua një testi alkooli dhe rezultati rezultoi i dehur. Ai drejtonte makinën me 1.10 gram alkool në gjak ndërsa kufiri i lejuar nga ligji i Andorrës është nën 0.5. Saviola u vu menjëherë në dispozicion dhe pa bërë rezistencë, ndoqi oficerët që e arrestuan në kazermë. Saviola rrezikon tani heqjen e lejes së drejtimit për të paktën një vit, si dhe një gjobë të konsiderueshme financiare.

sfidanti.al