“The Reds” tentojnë mesfushorin bask Zubimendi

Liverpool kërkon përforcime për mesfushën. The Reds kanë identifikuar Martín Zubimendin, lojarin e Real Sociedad, si një përforcim të mundshëm. Klubi anglez është gati të futet në tratativa, por problem më vete do jetë kostoja e operacionit, pasi spanjollët nuk heqin dorë lehtë nga shërbimet e Zubimendit. Ky i fundit ka një klauzolë lirimi prej 51 milionë funtesh (60 milionë euro), shifër kjo e konsiderueshme.

sfidanti.al