Snoop Dogg, 500 mijë dollarë në ditë

Reperi, aktori dhe producenti muzikor amerikan, Snoop Dogg ishte një nga figurat kryesore në Olimpiadën e Parisit. 52-vjecari është veshur si kalorës gjatë një gare me kuaj, por ndër të tjera është parë edhe në garat e gjimnastikës për femra, volejbollit në plazh, dhe në xhudo. Disa media amerikane, në fakt, raportojnë se Snoop Dogg mund të jetë paguar rreth 500 mijë dollarë në ditë, nga televizioni NBC, gjigandi mediatik e dërgoi për të pasqyruar Lojërat Olimpike të Parisit. Me pak fjalë, reperi mund të fitojë një shumë prej rreth 8 milionë dollarësh nga aktiviteti në Francë. gazetat e tjera shkruajnë se këto shifra u zbuluan nga një llogari në Twitter që me sa duket kishte drekuar përkrah një drejtuesi të televizionit amerikan, i cili foli për këtë shifër.

sfidanti.al