Akil Gjakova nuk dorëzohet: Ëndrra vazhdon

Akil Gjakova, i cili përfaqësoi Kosovën në “Paris 2024” në sportin e xhudos, ka reaguar me një postim të gjatë, dy ditë pasi u rendit i pesti ne peshën 73kg. Xhudisti kosovar ishte shumë pranë podiumit olimpik, por fati, ashtu siç e pranon edhe vetë, nuk ishte me të.

Postimi i plotë:

Përfunduan edhe Lojërat Olimpike “Paris 2024”.  Fatkeqësisht me fatin e keq iku edhe mundësia për t’a fituar medaljen olimpike. Medalje kjo që kurrë më përpara nuk ka qenë më afër meje se tani, por fati sportiv ma mori nga dora. Megjithatë, nuk ma mori ëndrrën që unë një ditë ta kem edhe këtë medalje, e cila është synimi im jetësor. Unë kam filluar të stërvitem në sportin e xhudos, në vitin 2002, me trajnerin tim Driton Kuka. Që atëherë e deri sot unë kam bërë çdo gjë nga vetja të arrijë këtu. Natyrisht kam pasur fatin ta këm trajnerin më të mirë në botë, në krahun tim. Atij, familjes time, qytetit tim dhe Republikës së Kosovës, i’a dedikoj të gjithë arritjet e mija. Xhudos i kam dhënë të gjitha. Kohën, fokusin, dedikimin, sakrificën dhe përkushtimin e duhur. Por edhe xhudo më ka dhënë mua shumë, por jo mjaftueshëm. Ende kam punë për të bërë. Të jesh një sportist i nivelit të tillë para së gjithash, duhet të jesh një karakter i vërtetë, të kesh një disiplinë, regjim dhe kulturë tejet të lartë. Pastaj fillon dhe vjen në shprehje puna dhe të arriturat. Për ta prekur këtë nivel nuk është aspak e lehtë, sepse ky nivel më bën sportistin më kompetitiv në Republikën e Kosovës! Një xhudist fillon ditën në ora 05:00 për stërvitjen e mëngjesit. Për t’u kthyer në shtëpi dhe për ta mbyllur me ushqimin e zgjedhur. Duke bërë gjumin me minuta dhe për t’u përgatitur për stërvitjen e radhës . E kështu me radhë. Pa parashikuar asnjëherë kushtet, faktorët e jashtëm dhe rethanat e pa parashikuara: lëndimet, sëmundjet, problemet dhe çështjet e tjera të cilat n’a rrethojnë si sfida të jetës. Unë kam shënuar suksese të cilat janë të prekshme për sportin e Kosovës. Jam kampion Evropian(U18). Jam kampion Evropian(U23-Gior 2018). Kampion Evropian(Lisbona 2021). Kam medalje të artë në Lojërat Mesdhetare(Tarragona 2018). Kam medalje të artë edhe në grandslamin në Paris(2018). Kam medalje të artë në grand prix. Përpos këtyre të arriturave unë kam edhe shumë medalje të tjera të bronzta të fituara. Në lojërat Olimpike Tokyo 2020, kam zënë vendin e 7-të, nderkaq në këto lojërat e Parisit 2024, pas tri fitoreve rresht dy prej te cilave me ippon, humba në gjysmëfinale nga kampioni i botës, Hidayat Heydarov, te cilin e mposhta në Prishtinë, në dhjetor të 2023. Këto janë sukseset e mija të cilat nuk m’i ka falur askush, por janë arritur në sajë të një sakrifice të cilën e di veç unë, trajneri im dhe familja ime. Unë jam krenar që kam përfaqësuar shtetin tim dhe kombin shqiptar në ngjarjen më të madhe sportive në Botë. Jam thellësisht krenar për kombin tim gjithandej botës, të cilët më kanë frymëzuar dhe motivuar jashtëzakonisht shumë me mesazhet që më kanë dërguar. Kam qenë i ndëruar të ju përfaqësoj dhe u jam mirënjohës për përkrahjen fanatike që ma keni dhënë. Nuk ka qenë e lehtë norma olimpike dhe pjesëmarrja në Paris. Lere pastaj gara me më të fortit e botës, por ka qenë një eksperiencë të cilën do ta ruaj, do ta kaliti dhe do ta shfrytëzoj që të bëhem edhe më i fortë për garat që do të pasojnë tutje.

Një gjë jam shumë i sigurtë. Do të punoj edhe tri herë më shumë që në kampionatin e ardhshëm të botës dhe në olimpiadën e ardhshme të jem më i fortë në të gjitha aspektet. E di që në sport përvoja dhe eksperienca e kanë fjalën kryesore në garat si këto në Olimpiadë, por e di se deri atëherë unë do t’i kem të dyjat. Tokion dhe Parisin, do t’i përdori mjeshtërisht në mendjen dhe punën time për ta trazuar suksesin për të cilin jam sakrifikuar gjithë këto 22 vite pa ndalur asnje moment. Jam shumë i bindur se me ndihmën e Zotit, do ta bëj një gjë të tillë. Une besoj se sakrifica ime herët a vonë do të shpërblehet, ndërkaq, do ta plotësoj absolutisht çdo gjë që varet nga ana e ime, për t’u përmbushur. Deri atëherë na pret punë e madhe. Për ta mbyllur këtë dedikimin për ju unë kam disa fjalë për ata të cilët, nuk pushojnë asnjëherë përkrahjen time të pa asnjë rezervë ndaj meje. Falenderoj përzemërsisht trajnerin tim, Tonin. Falenderoj federatën e xhudos. Falenderoj shtetin tim për përkrahjen. Falenderoj familjen dhe të gjithë ata që besuan tek unë.

Unë do të rikthehem fuqishëm!

Akil Gjakova

 

sfidanti.al